Vullkani Pacaya i Guatemalës filloi shpërthimin në muajin shkurt. Krahas spektaklit, një ide interesante ka pasur shefi i kuzhinës, David Garcia, i cili ka përfituar nga llava e vullkanit për të krijuar një përvojë të re të të ushqyerit, duke pjekur pica nën llavën e tij. Pacaya është një nga tre vullkanet aktive në Guatemala dhe ndodhet 25 kilometër në jug të kryeqytetit të vendit, Guatemala City.

Aktiviteti i lartë vullkanik ka sjellë si rezultat një rrjedhje llave 2.2 kilometër të gjatë në krahun perëndimor të vullkanit. Pas disa eksperimenteve me gatimin, shefi i kuzhinës ofron një përvojë unike të të ushqyerit për vizitorët të cilët dëshirojnë një picë të pjekur në flakët e llavës. Ndëkohë që David është shprehur së ka qenë e vështirë për të të mësonte tekniken, në mënyrë që të mos digjte picën. Sipas tij është e rrezikshme të jesh në breg të llavës sepse temperaturat janë shumë të larta dhe arrijnë deri në 2000 gradë.

 Përpara një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në vitin 1961, vullkani ishte i fjetur për rreth 70 vjet. Që atëherë, rajoni ka përjetuar shpërthime të rregullta dhe ka qenë një zonë me aktivitet të lartë vullkanik.

Klan News