Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca është e përgatitur për çdo skenar pas kërcënimeve nga Moska

Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre të pranimit për t’u bashkuar me NATO-n të martën.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i NATO-s Jens Stoltenberg i cili theksoi se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë.

Ne do të nënshkruajmë zyrtarisht protokollin e anëtarësimit të martën, me praninë e ministrave të Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, por vendimi tashmë është marrë”.

Në lidhje me deklaratat e fundit të presidentit Vladimir Putin se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste trupa ushtarake në Finlandë dhe Stoltenberg dha këtë përgjigje.

“Ne jemi gati të mbrojmë aleatët tanë sigurisht edhe Finlandën dhe Suedinë. Jemi të përgatitur për çdo skenar”.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë ku u shpreh se aleanca është duke punuar në marrjen e grurit nga Ukraina nga toka e deti ndërsa akuzoi Rusinë se kërkon të përfitojë politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht.

Klan News