Në lidhje me rrëzimin e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes, EC 145, i cili ra në afërsi të fshatit Grizhë në Malësinë e Madhe, kreu i Forcave të Armatosura, Jeronim Baze ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka konfirmuar dhe humbjen e jetës së dy anëtarëve të ekuipazhit dhe ka dhënë informacione rreth ngjarjes.

ok ok helikopteriiii 3

Jeronim Baze, Shefi i Shtabit të FA: 

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Forcave të Armatosura të Republikën e Shqipërisë njoftojnë se gjatë një fluturimi stërvitor rutinë, të planifikuar dhe miratuar më parë, një helikopter i Forcave Ajrore është aksidentuar në rajonin e Grizhës në Malësinë e Madhe.

Helikopteri i tipit EC 145  me numër bordi 637, kishte në bord një ekuipazh prej 3 personash, konkretisht kapiten, Florian Delia, toger Donald Hoxha dhe ushtari i dytë, Gerald Baramuça.

Me keqardhje më duhet të bëj me dije se dy nga anëtarët e ekupiazhit kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha kanë humbur jetën ndërsa, Gerald Baramuça po trajtohet në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.”

Ai ka sqaruar se helikopteri ishte në një mision stërvitor dhe ka qenë brenda trajektores, gjithashtu Baze ka shtuar se janë ende janë të pa qarta arsyet e rrëzimit.

Jeronim Baze, Shefi i Shtabit të FA: 

“Helikopteri  i tipit EC 145 është futur në përdorim të FA në Nëntor të vitit 2015. Të dy helikopterët EC 145 sapo janë janë marrë nga FA në bazë të kontratave disa vjeçare dhe ishin brenda kësaj periudhe fluturimi. Itinerari i fluturimit të këtij helikopteri ishte brenda trajektores së miratuar, gjatë një stërvitje fluturimi rutinë, pasi ky helikopter shërbente për operacionet e kërkim shpëtimit. Ky ishte qëllimi i fluturimit. Të dy pilotët janë me një përvojë të kënqashme , të trajnuar brenda dhe jashtë vendit.”

ok ok helikopteriiii 2

Kërkoj mirëkuptimin tuaj, pasi në të tilla raste të ngjashme kudo në botë kërkohet një kohë maturie dhe saktësie profesionale për të hedhur dritë mbi ngjarjen, në çdo kohë që do kemi të dhëna të reja do t’i bëjmë me dije për publikun.”

Ai ka shprehur ngushëllimet familjeve të dy ushtarakëve që kanë ndërruar jetë:

 Jeronim Baze, Shefi i Shtabit të FA: 

“FA kanë humbur dy pilotë të devotshëm, dy pilotë të talentuar që gjithmonë kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë për të tjerët. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe gjithë personelit me uniformë ose jo të FA, përcjellim ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e të rënëve në krye të detyrës, ndërkohë i urojmë shërim të shpejtë të plagosurit.”

Ora 15.40: Nëpërmjet një deklarate Ministria e Mbrojtes ka dhënë informacione zyrtare mbi helikopterin që është rrëzuar sot në Malësinë e Madhe, duke konfimuar se dy viktimat janë kapiten Floran Delia dhe 43 vjeç toger Donald Hoxha, trupat e të cilëve janë nxjerrë nga Liqeni i Shkodrës nga polumbarët.

adasdsd

Sipas Ministrisë, helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Floran Delia, 43 vjeç toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, është nisur nga Farka sot në orën 12:10, në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë.

Donald Hoxhaj

Kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas, ka qenë në orën 13:45.

Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi.

gerald bajram muca

Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Shëndetësisë janë nisur drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit, ushtar profesionist Gerald Baramuca./tvklan.al