Thomas Moyer, shefi i sigurisë botërore për gjigandin teknologjik Apple është përfshirë në një skemë mashtrimi ku akuzohet për marrje të lejeve të armëve për ekipin e sigurisë në këmbim të pajisjeve iPad.

Këtë të hënë, Avokati i Distriktit Santa Klara deklaroi se është hapur një hetim për kërkesë tërheqje të lejeve të armëve jo përmes aplikimit normal, por përmes ryshfeteve. Këtu përfshihet emri i Moyer, i cili besohet se i ka premtuar punonjësit zyrtar rreth 200 pajisje iPad që kapnin vlerat e 70,000 dollarëve, në këmbim të katër lejeve të armëve. Pjesë e akuzës është dhe një punonjës i sigurimeve shoqërore me emër Harpeet Chadha, i cili akuzohet se i ka premtuar bileta të ndeshjeve të Hokey në sektorin e luksit, të cilat kapnin vlerën e 6000 dollarëve, përsëri në këmbim të lejeve.

Apple ende nuk ka dhënë komente për një skandal kaq të madh dhe avokati i Moyer tha se klienti i tij ishte i pafajshëm dhe se ishte një veteran mjaft i respektuar që ka shërbyer për kompaninë për 14 vjet me radhë. Seancat gjyqësore pritet të nisin në Janar të vitit 2021./tvklan.al