Muaji i parë i vitit ka sjellë përkeqësim të situatës së Covid 19 në Shkodër. Shifrat kanë arritur kulmin me mbi 200 të prekur të rinj. Mes të infektuarve nuk mungojnë as fëmijët ndërsa janë shqetësuese infektimet te të rinjtë.

Sipas shefes së shërbimit të epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa mbyllja e shkollave për tre ditë ndihmon në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Hysa thotë se një pjesë të të prekurve janë vaksinuar kundër Covid-19.

Në Shkodër ka mbi 1500 pacientë aktivë me koronavirus duke u renditur në 5 qytetet me përhapjen më të madhe të virusit.

Klan News