Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Odri Glover, ka mbërritur në mesditë në selinë e Partisë Demokratike.

Ajo është pritur nga ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Takimi i Glover me Bashën vjen vetëm një ditë pas protestës së opozitës.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se shefja e misionit të OSBE/ODIHR është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për tu njohur me pretendimet e demokratëve se zgjedhjet vendore të 30 Qershorit nuk janë kryer në përputhje me ligjin. Ky takim zhvillohet një ditë pas protestës së 10 kombëtare të opozitës së bashkuar./ABC News Albania 24/7