Shefja e ONM: Reforma në drejtësi nuk duhet të minohet



Shefja e ONM: Reforma në drejtësi nuk duhet të minohet

14:50 28/05/2020

Calavera: Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt BE

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera thotë se zbatimi i reformës në drejtësi në Shqipëri duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë.

Në një deklaratë për mediat, Calavera shprehet se reforma në drejtësi nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme pasi është vendimtare në rrugën që i duhet vendit drejt Bashkimit Europian.

Sipas saj, deri tani Shqipëria ka bërë hapa përpara në krijimin e organeve të reja të drejtësisë që do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Tv Klan




Të ngjashme