Shega dhe ndikimi i saj në lëkurë


Shega dhe ndikimi i saj në lëkurë

22:40 06/07/2020

Shega konsiderohet si një frut mjaft i shijshëm që përmirëson shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Duke marrë parasysh vlerat e tij ushqyese, ekspertët shprehen se shegët mund të përmirësojnë shëndetin tuaj nga brenda jashtë. Kjo pasi shegët njihen edhe për benefitet e mëdha për lëkurën.

Sipas ekspertëve përdorimi i shëgës e pastron fytyrën dhe i jep asaj shkëlqim. Përmirëson strukturën e lëkurës, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe i jep fytyrës freski, veçanërisht e dobishme kjo në periudhën në të cilën jemi.

Antioksidantët që gjenden tek shegët çojnë në rrigjenerimin e qelizave, që është aftësia e lëkurës tuaj për të hequr qafe qelizat e vjetra në mënyrë që të rinovojë ato të reja.

Gjithashtu konsumimi i shegës ndihmon në largimin e puçrrave ose njollave të ndryshme të krijuara në fytyrë./tvklan.al




Të ngjashme