Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, jo rrotacion. Me këtë objektiv, Partia Mundësia prezantoi ekipin e kandidatëve të saj për deputetë në të gjitha qarqet e vendit. Sipas kryetarit të saj, Agron Shehaj, vendi ka nevojë për një alternativë të re.

Forca që drejton, sipas Shehajt, synon të përbysë këtë sistem të dominuar prej dekadash nga dy forca politike dhe jo të bëhet pjesë e pazareve.

Shehaj foli edhe për programin, me të cilin kërkon votën e shqiptarëve më 11 Maj.

Sipas Shehajt, kandidatët e Partisë Mundësia janë njerëz me një vullnet të jashtëzakonshëm që nuk hyjnë në politikë për pushtet, por për t’ia kthyer pushtetin shqiptarëve.

Klan News