“Është i fortë, edhe pse e paragjykojnë nga emri”
Tirana do të luajë të dielën me Erzenin në sfidën e javës së 27. Trajneri Orges Shehi nuk e quan të lehtë kundërshtarin, që konsiderohet një surprizë e sezonit 2022-2023. Tirana ka grumbulluar 44 pikë deri më tani, ndërsa Erzeni 37.
“Është një skuadër që do vlerësim, pasi ën disa ndeshje i ka lënë pikët në momentet e fundit. Unë mendoj se është një skuadrat e fora të kampionatit edhe pse e paragjykojnë nga emri”.
Mungesë e sigurtë për bardheblutë është mesfushori Deliu dhe duket se pushimi prej kombëtares nuk i ka bërë mirë Tiranës.
“Na shfaqi probleme Lulaj, Abazaj dhe gjatë ndeshjes Deliu. Është një pushim që më shumë na dëmtoi se sa na ndihmoi”.
Të dielën do të luhet edhe sfida Kastrioti – Laçi.
Tv Klan