Drejtoi për disa muaj ekipin

Orges Shehi nuk është më trajner i Kukësit. Klubi nënkampion i Shqipërisë e konfirmoi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Ai drejtoi ekipin për disa muaj pas largimit të Shpëtim Duros.

Te Kukësi po lakohet edhe emri i trajnerit të ardhshëm. Skënder Gega duket më i favorizuari, por në median sportive është përmendur edhe emri i Alban Bushit.

Tv Klan