Pas fitores në Kupën e Shqipërisë, Orges Shehi kërkon suksesin edhe në kampionat ku humbjet radhazi janë gjashtë. Trajneri i Skënderbeut kërkon me ngulm rezultatin përballë Laçit të hënën në Korçë.

“Duhet të japim 100% për t’u kthyer te fitorja, pasi na shërben për vazhdimësinë dhe anën psikologjike”.

Shehi paralajmëroi se do të ketë edhe lojtarë të rinj në fushë për ndeshjen e radhës.

“Lojtarët që kanë ardhur në Janar po rriten nga ana fizike dhe disa prej tyre do të jenë edhe në fushë”.

Me rezultatet e javëve të fundit Skënderbeu është larguar shumë nga kreu i renditjes. Kalendari do të jetë i vështirë në javët e ardhshme dhe pikët janë të domosdoshme për të qenë në grupin e skuadrave më të mira.

Tv Klan