Pas marrëveshjes për Reformën Elektorale, opozita mund të heqë dorë edhe nga një kusht tjetër i saj. Dashamir Shehi, i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, shprehet i gatshëm të shkojë edhe me Ramën Kryeministër në zgjedhje, ndonëse largimin e tij opozita e ka patur kalë beteje të aksionit të saj politik, që pas djegies së mandateve të deputetëve.

Zgjedhjet mund të bëhen edhe me këtë qeveri, thotë Shehi, por nëse ato zhvillohen para Qershorit. Kjo sakrificë për të ka vetëm një qëllim, largimin nga pushteti të Edi Ramës.

Pavarësisht arritjes së marrëveshjes me maxhorancën për Reformën Zgjedhore, Shehi thotë se opozita duhet ta vijojë aksionin e saj politik në sheshe me qytetarët dhe jo të zhvillojë protesta simbolike një vit pas djegies së mandateve.

Tv Klan