Dashamir Shehi është ndalur për të folur në një intervistë të rrallë dhënë emisionit “Opinion”, për Fatos Nanon. Shehi tha se Nano ka pasur ide liberale dhe një koncept për demokracinë. Megjithatë sipas tij, nëse do të kishte pasur më shumë vullnet mund të kishte bërë disa punë të mira për vendin.

“E kam njohur pas ‘90. Po të kishte pasur më shumë vullnet për të punuar them që do kishte bërë disa punë më të mira, sepse kishte ide më liberale se të tjerët. Kishte një koncept për demokracinë që të thuash, ishte më qytetar, po të thuash. Po të kishte pasur vullnet për të kontrolluar stafin e vet, atë ambient korruptiv, që mund të ishte dhe vetë brenda, por s’jam prokuror, do kishte bërë ca punë të mira për Shqipërinë”, tha Shehi./tvklan.al