Trajneri i bardhebluve kërkon maksimumin ndaj Vllaznisë, tekniku Plori synon fitore për Europën

Tirana do të presë Vllazninë në stadiumin “Selman Stërmasi”në takimin e javës së 34 të Kategorisë Superiore. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi thotë për mediat se për bardheblutë do të jetë i vështirë motivimi në këtë sfidë klasike, nisur nga fakti që ata janë shpallur kampionë dhe vijnë pas fitores në derbi.

“Ne kemi dalë kampionë, dhe si i tillë duhet të sillemi, kjo vlen edhe për ndeshjet e mbetura. Duhet të futemi në fushë për të bërë më të mirën tonë. Objektivi është që skuadra të mos pësojë gol në asnjë ndeshje dhe pastaj objektivi tjetër është që nga portieri deri te faza e sulmit të jemi të jemi më të impenjuar për të qenë sa më të qartë në atë që duan të bëjmë”.

Kurse tekniku i Vllaznisë Elvis Plori tha se bardheblutë janë një skuadër që duhen vlerësuar dhe shkodranëve nuk u lejohen gabime. Por ai shtoi se ekipi nuk duhet të merret me Tiranën, por me veten.

Kuqeblutë janë në vend të katërt me 49 pikë, ndërsa kampionët e rinj kanë 21 pikë më shumë.

Klan News