Ish-numrit dy të ALUIZNI iu sekuestruan 1.5 milionë Euro

Ferdinand Shehu, ish-numri dy i ALUZINI-t të cilit iu sekuestruan 1.5 milionë Euro, kërkon rikthimin e parave.

Më anë të një kërkese drejtuar Gjykatës së Tiranës, ai kërkon heqjen e bllokimit me arsyetimin se paratë janë të ligjshme. Ai ka dorëzuar në Gjykatë dokumente të cilat sipas tij faktojnë këtë pretendim.

Por seanca ka dështuar për shkak se prokurori i çështjes është me pushime, duke detyruar gjykatën të shtyje seancën për në Shtator.

Tv Klan