Në Thumanë, aty ku 22 persona gjetën vdekjen, kërkimet për të mbijetuar janë ndërprerë, pasi nën rrënoja nuk ka më njerëz.

Ajo që mbetet pas tashmë janë rrënojat e ndërtesave të shembura. Ato ndërtesa, një pjesë e të cilave mbetën në këmbë, këtë të enjte u shembën nga autoritetet.

Tvklan.al sjell pamjet kur ekskavatori prish pjesët e mbetura të një prej pallateve të dëmtuara, aty ku u shuan jetë njerëzish.

Tërmeti i 26 Nëntorit i mori jetën dhjetëra personave, ndërsa me qindra mbetën të plagosur. Dëmet materiale janë të shumta, sidomos në zonat më të prekura si Thumana e Durrësi./tvklan.al