Këto janë pamjet që vijnë nga Velipoja të aksionit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje pranë bregdetit.

Aksioni që u paralajmërua javën e kaluar nga Kryeministri Edi Rama ka vijuar pa probleme dhe pa kundërshtime nga banorët deri në këto momente.

Sikurse duket edhe nga pamjet, në ndihmë të IKMT-së janë edhe forcat e Policisë së Shtetit. I pranishëm në ndjekjen e aksionit për shembjen e objekteve pa leje është edhe zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Në Velipojë është parashikuar që të shemben 15 ndërtime pa leje, godina të cilat janë 1 deri në 5 kate.

Operacioni i IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Ksamil. /tvklan.al