Objektet ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit

Dy pallate 5-katëshe të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit janë shembur nga IKMT në Durrës.

Objektet u klasifikuan si të pabanueshme nga ekspertiza e thelluar e Institutit të Ndërtimit, që rekomandoi shembjen e tyre.

Për të shmangur dëmet tek objektet e tjera ngjitur me to, IKMT vendosi t’i shembë me mjete të rënda dhe jo me shpërthim.

Deri më 15 gusht në Durrës janë planifikuar të shemben edhe 8 pallate të tjera, që u dëmtuan rëndë nga tërmeti.

Tv Klan