NDERTESA_SHEMBETDështoi herën e parë, dështoi herën e dytë, madje  edhe shprehja “e treta e vërteta” ra, pasi dështoi dhe herën e tretë. Ky qe fati i godinës 5 katëshe në afërsi të rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Ekspërtet thanë se fajin e kishte moskoordinimi i fijës ndezëse detonuese me sasinë e eksplozivit të vendosur në godinë. Pra e katërta e vërteta!

Duket se kjo qeveri nuk e ka të mirë marrëdhënien me tritolin. Kompleksi Jon në Vlorë u shemb për vetëm përgjysëm. Edhe një godinë pranë fakultetit Ekonomik i rezitoi tritiolit.

Megjithatë duket se edhe pas këtyre dështimeve për prishjen e objekteve pa leje, optimizmi i autoriteteve qeveritare nuk ka rënë.

Ndërkohë, shembja e ndërtesës 5 katëshe me lëndë eksplozive në Rrugën e Elbasanit në afërsi të zonës së njohur si “Vilat Gjermane” ka shkaktuar dëme materiale edhe në ndërtesat përreth.

Nga shpërthimi u shemb kati i dytë i këtij objekti që shërben si bar-kafe. Dëme ka pësuar edhe kati i parë që ishte një servis. Pastrimi i inerteve u bë nga punonjësit e INUK. Gjithashtu nga shpërthimi janë thyer edhe xhamat e një shtëpie banimi e cila ndodhej pas ndërtesës 5 -katëshe si dhe xhamat e një pallati. Shpërthimi ka qenë i madh dhe është ndjerë në një zonë të gjerë.