Një 64-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të marte në Elbasan, teksa po merrej me punë në një shtëpi. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10 në fshatin Shushicë.

Sipas policisë, 64-vjeçari po sistemonte disa materiale ndërtimi në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), kur u shemb një kolonë. Ai gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Autoritetet policore shkuan në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për rastin./tvklan.al