Specialistët e batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, realizuan mesditën e kësaj të premteje shembjen përmes shpërthimit të kontrolluar të një ndërtese 6 katëshe në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës.

Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se specialistët xhenio në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) prej disa ditësh punuan për kryerjen e punimeve përgatitore për shembjen e pallatit, të konsideruar si të pabanueshëm si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2020. Kati i parë i godinës ka qenë tërësisht i shkatërruar çka ka vështirësuar punën parapërgatitore të forcave xhenio./tvklan.al