Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur  nga shembja e një moli në ishullin Sapelo në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Roja Bregdetare amerikanë është në kërkim për shumë persona të tjerë të cilët rezultojnë të zhdukur.

Incidenti ndodhi teksa një turmë e madhe njerëzish ishin të pranishëm në portin amerikan me rastin e një feste.

Presidenti i SHBA Joe Biden lëshoi ​​një deklaratë duke shprehur keqardhjen e tij pasi mësoi për incidentin dhe shtoi se administrata e tij ishte në kontakt me zyrtarët dhe e gatshme për të ofruar ndihmë për komunitetin.

Ende nuk dihen shkaqet e shembjes së molit ndërsa për këtë ngjarje është ngritur edhe një hetim.

Klan News