Një ndërtesë e braktisur dhe e rrënuar është shembur duke zënë poshtë dy makina. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lagje të Athinës në Greqi.

Nga shembja e ndërtesës nuk ka persona të lënduar, por të paktën dy makina janë shkatërruar. Qytetarët thonë se fillimisht u frikësuan pasi menduan se kishte ndodhur ndonjë shpërthim.

“Ishte zhurmë e madhe. U larguam për të shpëtuar sepse menduam se ishte bombë”

, tha një dëshmitar.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësja.

/tvklan.al