Gjashtë persona u plagosën ndërsa frika rritet për viktima pasi ende nuk dihet numri i saktë i banorëve në ndërtesë
Shembja e një ndërtese banimi katërkatëshe në Marsejë la të lënduar të paktën gjashtë persona. Pas shembjes një zjarr që shpërtheu aty pranë po pengonte punonjësit e shpëtimit në kërkimin e tyre për të tjerë njerëz.
11 banorë u evakuuan nga autoritetet, ndërsa ende frika rritet për jetë të humbura. Mbetet e paqartë se sa banorë ishin në ndërtesën e shembur. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shembjen e ndërtesës.
Një ndërtesë e ngjashme u shemb në Marsejë në nëntor 2018. Aksidenti hodhi dritë mbi standardet e banimit të qytetit.
Klan News