Shembja e një pjese të një pallati banimi i ka marrë jetën 4 personave në një qytet në Rusinë qendrore.

Autoritetet janë në kërkim të të paktën 40 banorëve të tjerë, të cilët rezultojnë të zhdukur. Shembja ndodhi pas një shpërthimi të fuqishëm të tubacionit të gazit brenda pallatit.

Ekipet e emergjencës janë në luftë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja.

Shpresat zbehen me kalimin e orëve për shkak edhe të temperaturave tepër të ulta në zonë, që arrijnë deri në minus 17 gradë celcius.

Tv Klan