Ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit

Pallati 6 katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit në lagjen numër 7 në Durrës, është shembur me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Objekti në të cilin deri para pak ditësh jetonin familjarë, pas akt ekspertimit të fundit rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti, duke u vlerësuar i parikonstruktueshëm.

Për prishjen e objektit u përdor 8.5 kilogramë lëndë eksplozive C4. Në ditët në vijim të tjera objekte do të shemben me shpërthim të kontrolluar.

Tv Klan