Entuziazëm nga tifozët vendas pas barazimit historik 1-1

Barazimi historik 1-1 përballë Liverpool është pritur me mjaft entuziazëm tek Luton. 11.500 tifozë në shkallët e stadiumit “Kenilworth Road” ishin tepër fantastik, duke dhuruar një performancë fenomenale. Por duket se golat e shënuar në këtë përballje kanë shkaktuar probleme për drejtuesit e klubit.

Një pjesë e stadiumit është shembur pas lëvizjeve të forta të prodhuara nga tifozët. Në pamjet e publikuara nga mediat britanike shihen pjesë të tavanit të shembura dhe të rëna në dyshemenë e tualeteve të stadiumit.

Impianti është ndërtuar midis shtëpive të banimit, duke e bërë atë stadium unik. Luton investoi mbi 10 milionë Euro në fillim të këtij sezoni, për të përmirësuar kushtet në prag të edicionit të parë të tyre në elitën e futbollit anglez.

Klan News