Ura në hyrje të qytetit të Patrës në Greqi është shembur duke shkaktuar 1 të vdekur dhe 8 të plagosur.

Sipas mediave greke, në terren ndodhen 35 zjarrfikës me 12 automjete dhe forca të tjera të kërkim-shpëtimit.

Autoritetet po ushtrojnë kontrolle nëse ka persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

Për shkak të shembjes së urës, qarkullimi i automjeteve në drejtim të Athinës është pezulluar, ndërkohë që drejtimi është devijuar në segmente të tjera.

Për momentin nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar shembjen e një pjese të urës.  /tvklan.al