Ekipet e emergjencës në Brazil janë në garë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve nga shembja e digës në qytetin e Brumadinjos.

Aktualisht të paktën 60 persona kanë humbur jetën, por shqetësim mbetet numri i lartë i të zhdukurve, rreth 300.  Frika e autoriteteve braziliane është e madhe se bilanci i viktimave mund të rritet ndjeshëm.

Prej të premtes kur ndodhi tragjedia, janë shpëtuar 366 persona, shumica e tyre nga ajri me anë të helikopterëve. Deti prej balte që shkaktoi shembja e digës, rrafshoi qindra banesa. Bëhet fjalë për tragjedinë e dytë me digat, brenda 3 viteve në Brazil. Shkaqet e saj janë ende të paqarta, ndërsa kompania që kishte në pronësi digën është gjobitur me 66 milionë Dollarë.

Tv Klan