Rëshqitja e dheut në rrugën që çon në Banjën e Tetovës ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Qytetarët, kryesisht përmes rrjeteve sociale kanë adresuar kritika ndaj Komunës së Tetovës për neglizhencën për të mos rregulluar këtë pjesë. Nga Komuna e Tetovës kanë thënë se shembja e dheut është bërë me qëllim që të rikonstruohen pjertësitë në disa pika kritike të rrugës. Kështu dukej mëngjesin e sotëm rruga që çon drejt Banjës së Tetovës…

Rrëshqitja e tokës ka shkaktuar bllokimin e kësaj rruge, kurse fatmirësisht në kohën e shembjes nuk ka pasur qytetarë apo automjete aty afër…

Është shembur edhe muri mbrojtës, i cili siç duket nuk ka mundur t’i bëjë ballë presionit të dheut që ka rënë nga lart.

Gjatë ditës Komuna e Tetovës ka informuar qytetarët se shembja e dheut në rrugën e Banjës është si pasojë e aktiviteteve të planifikuara punuese që, sipas tyre, kanë të bëjnë me rikonstruktimin e pjertësive në disa pika kritike ka rëshqitje të dheut.

Për këtë qëllim komuna e Tetovës tanimë 2 javë ka angazhuar makineri dhe ekipe punuese të cilat për më shumë se dy javë janë duke punuar për menjanimin e pjertësive në pjesën sipër rrugës së Banjës, me qëllim zgjidhjen afatgjate të këtij problemi. Aktivitetet punuese do të zgjatin edhe ditët në vazhdim deri në menjanimin e plotë të rrezikut potencial për qytetarët që qarkullojnë në këtë zonë rekreative të qytetit!

Paraprakisht Organizata joqeveritare “Eco Guerilla” kishte publikuar një video ku shihej një eskavator duke hedhur dheun nga lart, e që sipas Eko Guerilës, është shkaktari për shembjen e dheut në rrugën e banjës në Tetovë. “Në rrugë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për mbrojtje, ka mundur të ketë edhe viktima. A e ka ndërmend Prokuroria t’a hetojë dikend në Tetovë apo do flejë gjumë?”, thuhet në reagimin e “Eco Guerillës”.

Klan Macedonia