balla

Shembja e rrugës nacionale në aksin Elbasan-Librazhd në Xibrakë ka ndezuar debatet lidhur me përgjegjësit e cilësisë së punimeve. Në mesditë ne segmentin e shembur ishte deputeti i PS Taulant Balla. Ai akuzoi firmën, e cila disa vite më parë shtroi fibrat optike në anë të kësaj rruge.

Deputeti Balla u shpreh se përgjegjësi mban Genc Pollo.

Më vonë aty shkoi edhe ministri i transporteve Edmond Haxhinasto. Dëmtimi i aksit rrugor tha Haxhinasto nxori në pah cilësinë e dobët të punimeve dhe se do të pritet mendimi i ekspertëve për nisjen e hetimeve.

Ministri i Transporteve garantoi se pas vlerësimit teknik nga ana e autoritetit rrugor se do të kryhet ndërhyrja për riparimin e rrugës.

Tv Klan