“Do marrim masa të forta që tragjedi të tilla mos të ndodhin në vendin tonë”.

Presidentit Ilir Meta e tha këtë gjatë vizitës në familjen e Admir Bokrina në Oblike, 30-vjeçarit që humbi jetën si shkak i shembjes së urës Morandi në Genova të Italisë.

“Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë”

, tha Presidenti i vendit Ilir Meta.

Presidenti u shpreh se një tragjedi e tillë duhet të shërbejë si reflektim për të garantuar sigurinë e rrugëve tona.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kërkuar ndërhyrje në disa ura në akse kombëtare. Televizioni Klan mësoi se më alarmante gjendja paraqitet në Urën e Tapizës që lidh Tiranën me Fushë-Krujën, urën e Dragotit dhe atë e Leklit në Tepelenë, të Zemblakut në Korçë dhe urën e Kaludhit në Përmetit. Burime zyrtare nga ARRSH bëjnë me dije se edhe dhjetra ura të tjera kërkojnë ndërhyrje për shkak të amortizimit.

Tv Klan