Hysenlliu: Në Laç 60 pallate rrezikojnë shembjen

Në Tiranë janë 448 pallate dhe 548 shtëpi banimi që do i nënshtrohen  akt-ekspertizës nëse do të shemben apo do të riparohen.

 Në një intervistë për TV Klan, drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu thotë se pas fazës së parë të mbi 200 mijë akt-konstatimeve, tashmë objektet do i nënshtrohen ekspertizës së thelluar.

“Ka nisur edhe një fazë e dytë që është faza e akt- ekspertizës. Ka dalë një VKM e këshillit të ministrave që detyron institutin e ndërtimit për kryerjen akt ekspertizave përkatëse në disa . Akt ekspertiza përfshin kryerjen e të gjitha provave laboratorike në terren në objekt dhe modelimin e objektit për ët parë qëndrueshmërinë e tij dhe për të konstatuar që ky objekt mund të riparohet ose mund të mosriparohet . Instituti i ndërtimit do të kryer 1886  objekte 1-2 kate dhe rreth 146 objekte shumëkatëshe”.

Ndërsa në Laç deri tani 60 pallate rrezikojnë shembjen.

“Janë rreth 60 pallate të tjera që janë në pjesën e Laçit që do të kryhet akt-ekspertiza përkatëse, në akt-konstatimin ne e kemi thënë që janë të pabanueshëm dhe njerëzit janë trajtuar me bonus deri në momentin që do të merret një akt-ekspertizë” .

Por sa do të marrë procesi i akt-ekspertizës së objekteve?

“Pa tre muaj këto godina, apo edhe më tepër nuk përfundon në proces. Është detyrë projektimi dhe përcakton çfarë do të kryhet në objekt dhe si do të kryhet euro kod ted 3”.

Hysenlliu thotë se ndryshe nga tërmeti i 21 shtatorit ku Instituti i ndërtimit nuk mori pjesë në Thumanë dhe Durrës, për tërmetin e 26 nëntorit  inxhinierët e tij dhe ata të kontraktuar janë shtrirë në të gjitha qarqet e prekura.

Tv Klani