SHBA, Britania dhe vendet e Bashkimit Europian kanë bërë thirrje për pasoja nëse aktivisti vdes

Shëndeti i kritikut të Vladimir Putin, Alexei Navalny po vendoset në rrezik. SHBA ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë pasoja nëse aktivisti i opozitës vdes në burg.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Evropian gjithashtu kanë shprehur shqetësimin e tyre për trajtimin e tij. Mjekët e Navalny thonë se ai do të vdesë brenda ditëve të ardhshme nëse nuk i jepet kujdes urgjent mjekësor. Ambasadori rus në Britani ka thënë se Navalny po kërkon vëmendje dhe nuk do të lejohet të vdesë në burg.

Gjithashtu, thirrjes për veprim i janë bashkuar më shumë se 70 shkrimtarë, artistë dhe akademikë të njohur, të cilët kanë nënshkruar një letër duke i bërë thirrje presidentit Putin të sigurohet që Navalny të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Navalny, filloi një grevë urie në 31 Mars por sipas mjekëve të tij rezultatet e fundit të testit të gjakut tregojnë se ai mund të pësojë dështim të veshkave dhe të pësojë arrest kardiak në çdo moment.

Aleatët e Navalny kanë bërë të ditur se jeta e tij po varet në fije të perit  dhe njoftuan planet për protestat më të mëdha në historinë moderne ruse.

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë tashmë në një mosmarrëveshje diplomatike me Rusinë rreth helmimit gati fatal të Navalny vitin e kaluar, me agjentin nervor Novichock.

Kremlini mohon pretendimet e Navalny se Presidenti Vladimir Putin urdhëroi sulmin. Por zyrtarët e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se qeveria e Moskës ishte prapa helmimit, duke bërë që administrata e Biden të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të lartë rusë.

Klan News