Shëndeti i Pele, në gjendje të qëndrueshme


Shëndeti i Pele, në gjendje të qëndrueshme

20:40 04/12/2022

Legjenda e futbollit po lufton me një tumor

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, mbetet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore pasi u shtrua në spital në fillim të kësaj jave ndërsa lufton me një tumor.

Pele, 82 vjeç, gjithashtu i është përgjigjur mirë trajtimit për një infeksion respirator të diagnostikuar këtë javë në ditën e fundit. Gjatë këtyre ditëve që përkojnë edhe me kupën e botës ai ka marrë mbështetje nga shumë tifozë dhe futbollistë në mbarë botën.

Edhe pse spitali dhe të afërmit e tij thonë që gjendja e tij është e qetë, mediat në Brazil shkruajnë se trajtimi me kimioterapi nuk ka dhënë efektin e dëshiruar.

Tv Klan









Të ngjashme