Udhëtime pa teste PCR, Shqipëri – Serbi me letërnjoftime

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia angazhohen të punojnë bashkarisht në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën nëse në një nga këto vende do të ketë mbingarkesë të sistemit shëndetësor.

Në një memorandum të firmosur online parashikohet që udhëtimi mes 3 vendeve të bëhet pa testin PCR, si dhe të ketë mjekim pa pagesë për qytetarët e që do të sëmuren në një vend tjetër.

“Nëse ndonjë qytetar gjendet në Serbi ose Shqipëri dhe duhet atje të mjekohet, ai vend i merr përsipër harxhimet për mjekimin e tij. E njëjta vlen edhe për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë që do të gjenden në vendin tonë. Me këtë nuk do të duhet që qytetarët e tri vendeve nga xhepi i tyre të paguajnë mjekimin”.

Serbia dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen që të udhëtohet vetëm me letërnjoftim. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se marrëveshja do të ndikojë në sigurinë e kufijve, por edhe do të thellojë marrëdhëniet mes Tiranës, Shkupit dhe Beogradit.

“Është shumë me rëndësi që jemi dakorduar mos t`i mbyllim kufijtë për njëri-tjetrin, por që bashkërisht të luftojmë kundër pandemisë dhe të vazhdojmë të përparojmë këmbimin tregtar. Ne jemi popuj të vegjël, që zakonisht kemi qenë nën ndikimin e fuqive të ndryshme që gjatë historisë kishin dashur të realizojnë interesat e tyre. Kjo sot ka ndryshuar, por është me rëndësi, që duke u kujdesur për vetveten, të përpiqemi të ruajme pavarësinë tonë dhe vetë t`i sjellim vendimet. Me cilët do t`i marrim vendimet nëse jo me fqinjët”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënshkrimin e memorandumit e ka vlerësuar si hap historik për tre vendet duke shfaqur shpresën se edhe Kosova do t`i bashkangjitet kësaj nisme.

“Jam i lumtur që me samitin e nesërm në Sofje fillon një fazë e re e bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe Kosova do t`i bashkëngjitet nismës. Shumë me rëndësi është që atje ta përsërisim përkushtimin tonë për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe marrëveshjen e gjelbër që të gjithë e pranojmë. Jam thellë i bindur se kjo iniciativë do të rritet dhe do të na ndihmojë të gjithëve”.

Memorandumin e bashkëpunimit në kushte të COVID-19 e nënshkruanë Kryeministrat e tre vendeve, Zoran Zaev, Edi Rama dhe Ana Bërnabiç. Rama, Vuçiç dhe Zaev thanë se kjo nismë është në përputhje me procesin e Berlinit.

Tv Klan