Pesë persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e sotëm një pikë të këmbimit valuator dhe një lokal bastesh sportive në Shëngjin. Sipas të dhënave paraprake, grabitësit kanë arritur të marrin 5 milionë lekë të vjetra, si dhe makineritë e numërimit të parave.

Gjithashtu, grabitësit kanë tentuar të vjedhin edhe një tjetër biznes aty pranë, por në ato çaste ka rënë alarmi i sigurisë dhe ata janë larguar. Autorët ende nuk janë identifikuar nga policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen. /abcnews.al