Turistët: Pastërtia dhe organizimi i plazheve është në nivele të larta

Mëngjesin e kësaj të enjteje Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim për bregdetin e Shëngjinit, të cilin e ka vlerësuar si një model të konsoliduar pastërtie falë përkushtimit e këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë së Lezhës, gjë që këtë verë ka sjellë rritjen e numrit të turistëve shqiptarë e të huaj.

Pushuesit në bregdetin e Shëngjinit kanë vlerësuar jo vetëm rërën por edhe infrastrukturën.

Edhe pse Shëngjini kryesisht frekuentohet nga turistët nga Kosova këtë verë nuk kanë munguar as të huajt nga vende të tjera.

“Ushqimi është i mrekullueshëm. Ka pasur mbrëmje të bukura dhe evente të jetës së natës këtu. Po ja kaloj shumë mirë këtu në Shëngjin. I kam thënë të gjithëve familjes dhe shoqërisë në SHBA që vijnë këtu. Shokët në Kaliforni më kanë thënë se do të vijnë edhe ata, kështu që do të kthehemi patjetër këtu”.

“Jam një turist nga Polonia, për mendimin tim ky vend është mbajtur veçanërisht mirë, çmimet janë shumë të mira për ne. Plazhi është i pastër”.

“Arrita në Shëngjin para disa ditësh. Në përgjithësi turizmi në Shqipëri më duket shumë mikpritës dhe mikëpritja është patjetër një aspekt mjaft pozitiv. Ndihem e sigurt në Shqipëri”.

“Plazhi është i pastër, i mirë organizuar, deti po ashtu. Shërbimi është shumë i mirë dhe i organizuar. Vij këtu nga Milanoja dhe them se vend më të bukur nuk ka”.

Operatorët turistikë në Shëngjin thonë se kanë investuar për të rritur cilësinë  e shërbimit dhe për t’u ofruar siguri pushuesve.

Lezha ka një vijë bregdetare prej 30 kilometrash, rreth 65% e pushuesve në Shëngjin janë kryesisht nga Kosova.

Klan News