Ky bregdet priti numër të lartë vizitorësh në Korrik, pritshmëri të larta edhe për muajin Gusht

Deti i pastër, rëra kurative dhe qetësia janë arsyet pse vizitorë të shumtë e zgjedhin Shëngjinin për të kaluar fundjavën apo pushimet e tyre verore.  

Ata vlerësojnë ndryshimet në këtë zonë ndërsa thonë se tashmë janë kthyer në pushues besnikë të këtij plazhi.

Angazhimi i strukturave akomoduese po edhe i pushtetit vendor mbetet i lartë për të siguruar kushtet e nevojshme për pushuesit të cilët pritet të jenë më të shumtë gjatë muajit Gusht.

Klan News