Çdo lidhje e re është plot me sfida. Po njihni dikë dhe nuk mund ta dini kur diçka të ndodhë dhe të “shpërthejë” fluskën e romancës tuaj të re.

Në përgjithësi është kënaqësi të mësosh gjithçka që duhet të dish për dikë që dikur ishte i huaj. Por nganjëherë, do të ketë shenja që ju lënë të kuptoni që gjërat nuk duhen çuar më tej.

Gjithkush ka mendimet dhe sjelljet e tij të çuditshme dhe dikush që është pak i ndryshëm nuk është një arsye për t’u mërzitur. Por është një alarm i madh që ju bën të kuptoni se po bëni kompromis me diçka që është e pakëndshme për veten.

Megjithatë këto janë disa nga gjërat që secili i pranon pa vetëdije, vetëm e vetëm për ta bërë një lidhje të funksionojë.

1. Justifikoni sjelljen e tyre të keqe

Nëse e gjeni veten duke justifikuar atë që partneri juaj bën ose thotë, edhe pse këto janë të gabuara për ju, atëherë ky është një alarm i pagabueshëm.

2. Ata nuk flasin mbi çështje të rëndësishme

Një tregues tjetër i rëndësishëm në sjelljen e një personi është fakti që ata nuk flasin për gjëra të caktuara, qoftë të mëdha apo të vogla. Kjo në shumicën e rasteve bën që një lidhje të mos funksionojë.

3. Ata vazhdimisht testojnë kufijtë tuaj

Ikni larg prej atyre që përpiqen të testojnë kufijtë tuaj. Për shembull, nëse ju keni vendosur të mos bëni hapa të mëtejshëm në aspektin seksual po ata këmbëngulin.

4. Ata mendojnë gjithmonë se janë më të rëndësishëm se ju

Kur e shihni se partneri juaj ndihet se ka të drejtë që ju të bëni më shumë për ta se sa është e barabartë në një marrëdhënie, atëherë ky është një tregues i madh që ata mund t’ju përdorin.

5. Parandjeni se diçka shkon keq

Gjëja e parë që duhet të kërkoni të dëgjoni në një lidhje është intuita juaj, nëse keni ndjesinë që diçka është e gabuar, atëherë besojeni parandjenjën.

6. Gjithçka sillet rreth tyre

Një alarm i kuq i madh ngrihet kur personi tjetër flet dhe mendon vetëm për vete. Jeta e përditshme, bisedat dhe ndërveprimet bazike janë shpesh për atë person. Atëherë në këtë rast ka manipulim të vazhdueshëm dhe shpërdorim të marrëdhënies.

7. Ata janë tepër kritik ndaj partnerëve të tyre të mëparshëm

Njerëzit janë goxha të parashikueshëm. Çfarëdo të kenë bërë gjatë marrëdhënies së tyre të mëparshme ka gjasa ta bëjnë edhe me ju. Kjo do të thotë se nëse dëgjoni me vëmendje se si i dashuri juaj i ri përshkruan marrëdhëniet e tij të mëparshme ju mund të mësoni shumë për mënyrën se si ky person ka të ngjarë t’ju trajtojë.

8. Ata vazhdimisht ju mohojnë, kritikojnë ose ju hedhin poshtë

Nëse partneri ju kritikon vazhdimisht, iu mohon dhe iu hedh poshtë atëherë mungesa e vlerësimit ndaj jush është shumë e dukshme. Ju e gjeni veten duke pranuar gjithçka në heshtje, por ajo që duhet të bëni në fakt është të hiqni dorë sa nuk është vonë./tvklan.al