Fëmijët në mosha të ndryshme kanë nevojë për orë të caktuara gjumi. Prindërit, përmes disa shenjave të vogla, arrijnë që të kuptojnë se kur fëmijët e tyre kanë nevojë për pushim dhe se nuk po flenë mjaftueshëm.

-Kur dita e fëmijës është e mbingarkuar, edhe nëse nuk tregon shenja të dukshme të lodhjes, është një e dhënë që tregon se nuk po pushon mjaftueshëm.  Pra, sigurohuni që fëmija të mos e teprojë më aktivitetin e tij ditor.

-Ju ka ndodhur që fëmijën e zë gjumi jo në shtratin e tij por në dhomën e ndenjes? Kjo sigurisht tregon se është i lodhur dhe ka nevojë për të plotësuar orët e gjumit apo për të rregulluar regjimin e gjumit.

-Nëse e shihni që fëmija juaj nuk është energjik sa më parë, apo nuk gjen më interes në gjërat që më parë i ka bërë me dëshirë, mund të tregojë një shenjë debulese dhe lodhjeje. /tvklan.al