Të gjithë kanë nevojë për një ndryshim të rutinës, pasi monotonia mund të çojë në shumë probleme. Shumë individë pavarësisht se mund të kujdesen për dietën e tyre ushqimore, në këtë periudhë mund të ndihen të lodhur dhe pa energji.

Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se një shkaktar mund të jetë mungesa e Vitaminës D.

Ju mund të përjetoni shumë ndryshime të humorit, duke filluar nga stresi dhe ankthi, e deri tek depresioni dhe mërzia. Kjo është një nga shenjat, që tregon se trupi juaj nuk po merr mjaftueshëm rreze dielli.

Shumë individë mund të përballen edhe me rënie të flokëve. Kjo shenjë tregon se trupi juaj mund të ketë mungesë të vitaminës D. Prandaj këshillohet marrja e vitaminës D, për t’i mbajtur ato të shëndetshme dhe për të parandaluar rrallimin.

Nëse jeni duke përjetuar një lloj dhimbje muskulore, ose ndiheni më të lodhur se zakonisht, shanset janë që mund të jetë për shkak të mungesës së vitaminës D.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të keni parasysh është se ata që kanë mungesë të vitaminës D, vuajnë gjithashtu nga imunitet i dobët. Dhe në këtë periudhë forcimi i imunitetit është mjaft i rëndësishëm.

Para se të merrni një zëvendësues të vitaminës D, dijeni që dielli është burimi më i mirë./tvklan.al