Shënohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në Palermo

Trovare parcheggio alle 18 sui Navigli, cuore della movida e degli 'ape', già dà l'idea della Milano alle prese col coronavirus, la città 'da bere' che si ferma per le disposizioni emergenziali che prevedono anche la chiusura dalle 18 dei bar. Per una settimana. Giù la claire, sedie accatastate sui tavoli, dehors vuoti. Tanti i cartelli che avvisano i clienti della chiusura anticipata. ANSA/GIULIA COSTETTI


Shënohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në Palermo

10:20 25/02/2020

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirus në Itali.

Sipas “Ansa” numri i të infektuarve vazhdon të rritet, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Palermo.

Një turist nga Bergamo i cili kishte shkuar me pushime në Palermo, ka rezultuar pozitiv në testin për virusin vdekjeprurës.

Ky është rasti i parë i shënuar në Italinë Jugore. Ndërkohë, ai është duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve, ndërsa bashkëshortja e tij dhe personat e tjerë që kanë pasur kontakt me të, po mbahen në karantinë.

Ndërkohë “La Stampa” raporton se një tjetër rast i testuar pozitiv ka rezultuar edhe në Firence. Ai është një 60-vjeçar që u kthye rreth 20 ditë më parë nga Singapori.

Udhëtimet në shkollë, apo projektet e shkëmbimit dhe binjakëzimit, janë pezulluar deri më 15 Mars për shkollat ​​e të gjitha niveleve.

Mungesat e studentëve mbi 5 ditë do të justifikohen me një raport mjekësorë. Shkollat ​​e mbyllura për raste urgjente po shikojnë mundësinë për të aktivizuar metodat e mësimit në distancë.

Ditën e djeshme u shënuan 5 viktima në Itali, persona të moshuar, ndërsa numri i të infektuarve ka shkruar më shumë se 230.

Ndërkaq, ekperëtë thonë se rreziku për njerëzit në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar që udhëtojnë ose banojnë në zona me transmetim të supozuar të komunitetit të koronavirusit, është aktualisht i lartë.

Kjo është theksuar në azhurnimin e shpejtë të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), mbi situatën e infektimit në Evropë, botuar një natë më parë.

Sipas ekspertëve, për banorët dhe udhëtarët ndikimi i një ose më shumë infeksioneve konsiderohet i lartë, veçanërisht për popullatat e moshuara me patologji të shumta. /tvklan.al




Të ngjashme