Është shënuar viktima e parë në Europë nga koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në Francë ka konfirmuar se ka humbur jetën një turist kinez, rreth 80-vjeç, që ndodhej në këtë shtet.

Vdekja e turistit e çon numrin e viktimave  nga koronavirus në 1527.

Në Francë deri më tani janë regjistruar 11 raste të prekurish nga ky virus dhe mbi 67 mijë raste në mbarë botën. /tvklan.al