Mbeten ende katër vatra aktive

Një person ka vdekur në Novosellë të Malishevë e dyshohet  shkak të ketë qenë zjarri. Ai kishte shkuar në stallë e cila ishte e përfshirë nga zjarri dhe vdekja dyshohet të  jetë shkaktuar nga tymi I zjarrit thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ende janë aktive katër vatra të zjarrit nga 50 sa kanë qenë gjithsej në gjithë Kosovën. Ende nuk ka të dhëna të sakta për dëmet e shkaktuara nga zjarret. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve zjarrfikësve u kanë ardhur FSK-ja dhe KFOR-I.

Ministria e Punëve të Brendshme ka disa ditë që ka aktivizuar qendrën operative për të koordinuar veprimet ndërsa në një takim që është mbajtur dje ministri I brendshëm ka shkruar në Facebook se përkundër temperaturave të larta kanë hasur edhe në raste të zjarrvënies së qëllimshme.

Tv Klan