Shënohet viktima e tretë në RMV, numri i të prekurve 177

Shënohet viktima e tretë në RMV, numri i të prekurve 177

00:15 26/03/2020

Filipçe: Terapia nuk duhet të merret pa mbikëqyrje mjekësore

Gruaja nga Dibra, e cila nga sëmundjet kronike ka pasur vetëm tension të lartë të gjakut, për disa ditë ishte e kyçur në aparat për frymëmarrje, është viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Nga 29 personat e infektuar sot, 20 janë në Shkup, nga 3 në Kumanovë dhe në Veles, 2 në Prilep dhe 1 në Dibër.

Të dy pacientë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive bëhen verifikime që të jepet terapia e re me ilaçe kundër malaries dhe antibiotikut të fuqishëm, pasi në botë ky kombinim u tregua si i susksesshëm. Ministri Venko Filipçe paralajmëron se ilaçet nuk duhet të merren vetë.

“Sot dy pacientë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive trajtohen me terapinë, është e nevojshme të bëhen analiza kardiologjike, EKG, sepse ka një kundërindikacion, nuk u jepet të gjithë pacientëve. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje njerëzve se nuk duhet të blejnë vetë ose të përpiqen t’i gjejnë ilaçet, sepse kjo nuk është terapi e padëmshme, duhet të jepet nga mjeku specialist”.

Pesë persona nga 20 të infektuarit të rinj në Shkup janë nga grupi prej pothuajse 200 personave që ishin në vetëizolim për shkak të kontaktit me drejtoreshën e sëmurë të Klinikës për Sëmundje të Lëkurës. Për këtë arsye vazhdojnë thirrjet për shmangien e çfarëdoqoftë kontakti fizik dhe higjienë personale maksimale. Por edhe restriksione më të mëdha të lëvizjes së qytetarëve, siç vendosi Qeveria në seancën e pasdites.

“Me qëllim të mbrojtjes edhe më të madhe të popullatës nga përhapja e koronavirusit, Qeveria sot mori vendim për restriksion shtesë të lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës. Ndalohet lëvizja e qytetarëve gjatë fundjavës ( të shtunën dhe të dielën ) nga ora 16 deri në orën 17:00”.

Pritet që Fondi Shëndetësor të marrë vendim për kompenzimin e mjeteve që për paguhen për teste në klinikat private. Tani për tani në Maqedoninë e Veriut ka 177 persona të infektuar me koronavirus. /klan macedonia




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi