Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 24-t në La Liga.
Muriqi ishte autori i një dopiete golash për Mallorca-n, në fitoren 3-1 në shtëpi ndaj skuadrës së Las Palmas.
“Sofascore” e ka vlerësuar 30 vjeçarin me notën 8.2, ndërsa është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë.
Team of the Week provided by Sofascore
Në këtë formacion janë edhe lojtarë si Antony dhe Isco nga Betis, apo edhe Iago Martinez nga Barcelona.
Këtë sezon, Muriqi numëron gjashtë gola dhe dy asiste, në 19 ndeshje të luajtura në La Liga.
/tvklan.al