Ndeshja ndaj Shqipërisë do të mbahet mend gjatë për lojtarin e Anglisë, Lewis-Skelly.

Mbrojtësi i majtë ishte vendimtar për “Tre Luanët”, në ndeshjen debutuese për të. Talenti i Arsenalit zhbllokoi takimin në minutën e 20-të, pas një asisti të marrë nga Bellingham.

Përveç avantazhit për Anglinë, ky gol kishte edhe një rëndësi të veçantë për Lewis-Skelly.

Ai u bë lojtari më i ri në historinë e Anglisë, që shënon në debutim. Në moshën 18 vjeç e 176 ai theu rekordin e Marcus Rashford, i cili shënoi në debutimin e tij në moshën 18 vjeç e 209 ditë. /tvklan.al