Myrto Uzuni shënoi supergol ndaj Izraelit, por kjo nuk mjaftoi pasi kuqezinjtë humbën me rezultatin 2 me 1.

Duke folur pas ndeshjes për gazetarin e Tv Klan Erion Todhe, Uzuni tha se ka luajtur i dëmtuar dhe ka sakrifikuar për Kombëtaren Shqiptare.

“Kam qenë i dëmtuar që ditën e parë dhe kam luajtur me injeksione. U sakrifikova për ekipin pasi e ndjej krenari të luash për ekipin kombëtar”, u shpreh Uzuni duke konfirmuar se do të jetë në fushë edhe për ndeshjen me Islandën.  /tvklan.al